Tuesday, December 2, 2014

KONGRESI i 3te i UNIONIT BALLKANO-EGJIPTIJAN



Te nderuar anetare te komunitetit Ballkano-Egjiptian !

Kjo faqe eshte krijuar si blogspot, per informata dhe debate lidhur me Kongresin e 3-te te Unionit Ballkano-Egjiptian/UBE, e cila do te mbahet ne daten 28-29 Mars 2015.

Si qdo Kongres i UBEs, edhe kjo do ti kete sfidat e saja, me te cilen duhet te ballafaqohemi dhe ti pergjigjemi nevojave te kohes qe i perjeton komuniteti jone ne gjithe Ballkanin dhe ne diaspore.

Mbas konsultimeve qe i beme me organizatat dhe aktivistat nga te gjithe shtetet dhe diaspora ku jetojne antaret e komunitetit tone, u formua Keshilli Organizativ per mbajtjen e Kongresit te 3-te te UBE. Ata jane:

1. Prof. Dr-Rubin Zemon, sekretar i pergjithshem i UBEs;
2. Veton Berisha, deputet ne Parlamentin e Kosoves, Peje, Kosove;
3. Prof. Behar Sadiku, kryetar i Shoqates "Nefereta" te Ballkano-Egjiptianeve ne Shqiperi, Tirane;
4. Gjafer Brahim, kryetar i Shoqates te Egjiptijaneve ne Malin e Zi, Tivat, Mali i Zi;
5. Sejdo Komina- Buco, kryetar i Shoqates the Egjiptianeve "Faraoni" ne Beograd, Serbi;
6. Ekrem Abazi, nenkryetar i Shoqates Egjiptijane "Kleopatra", Konstanz, Gjermani;
7. Samir Keljmendi, anatar i Keshillit Kombetar te Pakices Kombetare Egjiptijane ne Serbi;
8. Fazli Stolaj, anetar i kryesise te IRDKs, Istog, Kosove;
9. Prof. Elvane Qori, aneatare e kryesise te UBEs, Gjakove, Kosove;
10. Vahid Mehmed, anetar i kryesise te UBEs, Oher Maqedoni;
11. Neziri Qelo, Aktivist i levizjes Egjiptijane ne Diaspore, Zvicer;
12. Kledia Boce, anetare e kryesise te Partise per Europeizim dhe Integrim ne Shqiperi, Tirane;
13. Jahir Zymeraj, sekretar i Shoqates Egjiptiane "Kleopatra", Konstanz, Gjermani;
14. Dzavit Berisha,Aktivist per mbrojten e te drejtave te njeriut, Budapest, Hungari;
15. Naxhi Neziri, nenkryetar i Shoqates Egjiptijane,"Ptah", Struge, Maqedoni;

16. Etleva Tare, drejtuese organizative e shoqates Qendistaret, Korce, Shqiperi;

(lista nuk eshte e perfunduar, dhe ajo akoma mund te plotesohet)

Takimi i pare i Keshillit Organizativ i Kongresit te III- te te UBE-se do te mbahet me daten 24.12.2014. Ne kete takim do te vendoset kalendari dhe aktivitete qe do te duhet te implementohen per pregatitjen e Kongresit, principet per zgjedhjen e delegateve te kongresit si dhe diskutime per qeshtjet qe do te diskutohen ne Kongres, si dhe nevoja per aprovimin e rezolutave dhe dokumentet te tjera te Kongresit.

Qytetaret dhe anetaret te komunitetit Ballkano-Egjiptiane mund te iniciojne qeshtje qe duhet te debatohen publikisht, ose ne Kongresin e 3-te the UBE-se. Inicimin mund ta bejne me shkrese ne e-mail: ubegypt@t-home.mk ose balkan.egypt@gmail.com. Debate publike mund te hapen ne faqen Facebook te UBEs: https://www.facebook.com/unioniballkanoegjiptijan.ube, dhe posaqerisht ne kete faqe blogspot te UBEs.
Ju ftojme ne debate konstruktive dhe korekte

1 Comments:

At December 26, 2014 at 8:17 AM , Blogger Unknown said...

Ju uroj ta keni mbarë, por e shoh se e keni mbrapsht, e në se juve ju duket se e keni mbarë, Zoti au priftë mbarë në drejtimin tuaj!
Jeni mbledhur por asgjë nuk keni konkluduar. Keni thënë disa fjalë e keni hapur një Blog, por asgjë s’keni thënë, sepse ose nuk keni se çfarë të thoni, ose nuk doni të thoni gjë.
Ne kemi shumë plagë, por ju nuk e keni vendosur gishtin në plagë. Aq më pak ju nuk keni bërë një diagnose të gjendjes dhe biles nuk keni dhënë as një anamnezë të pacientimit tonë si minoritet inferior nga fokusi social dhe optika shtetërore.
Ju jeni mbledhur një elite, siç e mendoni veten, që jeton në sfera karriere, por nuk keni ftuar intelektual që jetojnë këtu poshtë rrafsh me mjerimin, vuajtjen, përdhosjen dhe diskriminimin. Ju kujtoni se mund të thoni gjithçka kur gjithçkaja që duhet deklaruar gjendet tek ata që jetojnë në rrafshin e shtresave që vuajnë.
Gjendja nuk ndryshon me mbledhje kongrsesh edhe pse ato janë të domosdoshëm, por të domosdoshëm janë vetëm kur në të vjen fjala e atyre që e kanë në kurriz peshën e vuajtjes, prandaj duhet punë dhe aktivitet i këtyre njerëzve, demonstrim të shumëformllojshëm, për ta detyruar shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar që të pranojë kërkesat dhe platformën tonë të parastudiuar e mbase edhe të referendmuar si minoritet.
E ju mblidhni kongrese e ne nuk kemi një platform që të tundi e shkundi nga vendi edhe vetë Europën dhe institucionet e saj për tu ndërgjegjësuar se edhe ne jemi, edhe ne duam të jetojmë, edhe ne jemi krijesa të kësaj bote dhe kemi të drejtë të jemi të barabartë.
Jam fatalizuar nga mënyra se si e shikoni ju botën tonë, statusin tonë, shpirtin tonë, ëndrrën dhe aspiratën tonë.
Mos më detyroni që në këtë natë të 25 Dhjetorit të them çfarë dikur para kryqit tha Jezu Krishti:- Fali Zot se s’dinë çka bëjnë!
Me nderime
I thjeshti para madhështisë suaj,
I pakshkolluari para shkollimtarisë suaj,
Fjalëthënësi i sinqertë para tempullit të shurdhërisë,
Apostull i të vërtetës përmes kalvarit ,
Qemal Guri.

 

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home