Thursday, December 25, 2014

Takimi i Pare i Keshillit Organizativ i Kongresit te III te UBEs

Me date : 24-25.XII.2014 ne Tirane u mbajt takimi i pare i Keshillit Organizativ te Kongresit te III-te te UBE-se . Ne kete Keshill Organizativ Kombetar ne nivel Ballkanik u shtjelluan qeshtjet e rendesishme qe duhen diskutuar ne Kongresin e III-te duke nxjerrur nje konsenzus te perbashet per detyrat gjate periudhes deri ne Kongres dhe ato ne Kongresit. Ne hyrje te ketij takimi u diskutua per :
1. Qeshjet qe duhet te diskutohen dhe ngihen ne Kongresin e ardhshem
2. Nevoja dhe procedura per miratim te simbolit te komunitetit te Egjiptijaneve ne Balkan/Ballkano-Egjiptijanet.
3. Daten dhe vendin ku do te mbahet Kongesi i III-te i UBEs.
4. Numri i delegateve, procedura dhe metodologjija per zgjedhjen e delegateve.
5. Formimi i komisioneve dhe grupeve punues per pregatitjen e Kongresit.
6. Perpilimi i Budzetit per Kongresin

Per piken te pare u diskutoa se ne Kongresin te III te UBEs, duhet te ceken shume pyetje te rendesishme qe e mbregosin komunitetin e posaqerisht: Diskriminimin, perjashtimi social dhe te drejtat te njeriut posaqerisht ne Shqiperi, Ristrukturimi i UBE-se si nevoj e mandatit te ri, Forma e anetaresimit ne UBE per Organizatat dhe Individet e ri, Zhvillimi ekonomik i komunitetit, integrimi ose rikthimi i refugjateve, ngritja e pyetjes te personave te kindapuara gjathe luftes ne Kosove dhe zbullimi i fatit te tyre, mbrojtja dhe presentimi i kultures, ngritja e nivelit te edukimit dhe sigurimi i bursave per studentet.

Egjiptianët e Ballkanit/ Ballkano-Egjiptijnate do të prezantohen me një emblemë unike që prezanton identitetin tonë etnik. - Komisioni i përberë prej 7 anëtare, përfaqësues nga të gjitha shtetet e Ballkanit dhe diaspora, do të hartoj kriteret dhe do të shpall konkurs për emblemën etnike. - Kongresi i UBE-së do të autorizoj Komisionin për simbole që me konsensus të bëjë përzgjedhjen e Emblemës. - Shpallja e Emblemës do të bëhet në një ceremoni në ndonjë prej qyteteve të Evropës(Bruksel, Strasburg Zheneve) dhe do legjitimohet përmes nënshkrimit të një deklaratë nga përfaqësuesit e partive politike dhe Shoqërisë Civile nga të gjitha shtetet e Ballkanit dhe diaspora.
Antare te kesaj Komisioni jane: Fazli Stolaj, Sejdo Komina, Ulber Ali, Behar Sadiku, Gjafer Brahimi, Rubin Zemon dhe nje anatar qe duhet ta vendosi dijaspora.
Gjate seances te ketij takimi te Keshillit Organizativ u formuan disa komisione punuese duke e perfshire secilin Shtet me nga nje anetare te cilet do te bejne pregaditjen paraprake te Kongresit te III-te te UBE-se - Komisionet pre ndryshim te Statutit, per Logjistiken, Per hartimin e strategjijave, per ndarjen e shperblimit per te ndjerin ,,Qerim Abazin,,etj... - Kongresi i III-te i UBE-se u vendose te mbahet me date: 03.-05 Prill 2015 ne Tirane. - Numrin e Delegateve per Kongresin e III-te te UBE-se do te jete deri ne 12 persona per secilin Shtet Ballkanas ndersa per Diasporen deri ne 20 Delegate nese arrijme te anetaresojme edhe Shtetet tjera te Europes e me gjere.
Delegatet do zgjdhen ne kuvende kombetare (kuvend i dijaspores) dhe ata duhet te zgjedhen deri ne daten 1 Mars 2015. Kuvendet do ti organizojne koordinatoret kombetar per zgjedhjen e delegateve, te cilat dhe duhet te japin raport me listen e delegavete qe do ta kene mandatin te plote. Koordinatoret jane:
- Naxhi Neziri (Maqedoni)
- Elvane Qori (Kosove)
- Sejdo Komina ( Serbi)
- Osman Dirja (Shqiperi)
- Gjaher Brahimi (Mali i ZI)
- Jahir Zymeraj (dijaspora).
Te gjithe shoqatat, partite politike ce cilat kane te interes te participojne ne Kongresin duhet te dorezojne kerkese deri ne KO te Kongresit ne e-mail: balkan.egypt@gmail.com dhe ti kontaktojne koordinatoret kombetar per zgjedhjen e delegateve.

Qe te mund te mbulohen shpenzimet te Kongresit u vendos se zhdo shtet (Shqiperija, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova) te kotizojne me 300 EUR, deri sa dijaspora me minimum 500 EUR.








0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home