Saturday, April 18, 2015

REPORT MBI KONGRESIN E III TË UNIONIT BALLKANO-EGJIPTIAN (UBE)

Me datën 3-5 Prill 2015, u mbajt Kongresi i III i UBE ne Ulqin. Ne ketë Kongres murrën pjesë delegat nga pesë shtete: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Diaspora.

Po ashtu në hapjen solemne të Kongresit murrë pjesë Avokati i popullit z. Sućko Baković, z. Veton Berisha, Deputet në Parlamentin e Kosovës, z. Mustaf Murtaj, Zëvendës Ministër për Administrata Publike, z. Agaim Ajra, Kryetar i këshillit nacional të pakicës kombëtare te Egjiptianeve në Serbi  dhe po ashtu Kongresin e përshëndeti përmes një shkrese kryetari i Akademisë te Shkencave dhe Arteve Dukljanike, akademik Sreten Perović.
 
Kongresi i III u udhëheqë nga gjashtë kryesues: Zhaneta Veizaj (Shqipëri), Tafil Rexhepaj (Zvicer), Ylber Ali (Maqedoni), Agim Ajra (Serbi), Xhafer Brahimi (Mali Zi) dhe Bashkim Krasniqi (Kosovë).

Gjate punës se Kongresit u formuan disa grupe punuese apo komisione, ku gjatë punës së tyre u murrën këto vendime:
  • Vendimi për autorizim te Komisionit te simboleve ne grupe pune komisioni solli këto vendime: gjatë procesit te aplikimit janë paraqitur 42 aplikacione te simboleve prej te cilave komisioni zgjodhi 3 simbole. Simbolin fitues
  • dhe shpërblimi i dyte dhe i tret.
  • Vendim për monitorim e gjendjes te refugjateve Ballkano-Egjiptian ne Evrope.
  •  Vendim për hartim te një strategjie për zgjedhjen e statusit te komuniteti Egjiptian në Shqipëri.
  • Vendim për monitorim dhe ndihme te procesit për marrjen e masave rreth kurimit te të zhdukurit, viktimat, te dhunuarat dhe te traumatizuar gjatë luftës në Kosovë.
  • Vendim për zgjedhje e komisionit për zgjedhje te organeve te UBE.
  • Vendim për zgjedhjen e komisionit për biznese.
  • Vendim për shpërblime, të ndjerit Qerim Abazit te nderohet me titullin “Vizier i kauzës Ballkano-Egjiptian.
  • Vendim për formim te forumit për barazi gjinoreKoordinatore e forumit u zgjodh Elvane Qori nga Kosova.
  • Vendim për formim te forumit rinor dhe studentor. Koordinator i forumit u zgjodh Adrian Gjurakovci nga Kosova.
  • Rezolute  për Miratim te vendimit te Komisionit për simbole.
  • Vendim për emërtim te prof. dr Rubin Zemon, si kryetar nderi i UBE.
Po ashtu ne Kongresin e III u zgjodhën edhe anëtare te kryesisë te UBE: 

  • Agim Ajra (Serbi)
  • Ekrem Abazi (Gjermani)
  • Zhaneta Veizaj (Shqipëri)
  • Adem Abazaj (Kosove)
  • Zizo Ljamkoski (Maqedoni)
  • Luljeta Vuqkoviq (Mali I Zi)
Për funksionin e Sekretar të Përgjithshëm te UBE u zgjodh Dzavit Berisha (Hungari).
 
Kryesia e UBE për kryesues te UBE për periudhën Prill 2015 - Prill 2016 e zgjodhi z. Adem Abazaj (Kosovë).
 
Po ashtu në një ceremoni, u realizua marrëveshje ndërmjet dy partive Egjiptiane nga Kosova dhe Shqipëria. Partia për Europjanizim dhe Integrim e Shqipërisë dhe Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës nënshkruan Memorandumin. Kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin dhe bashkëpunimin mes dy partive të një kauze të përbashkët.